GREQI – Lejet e qëndrimit të emigrantëve do të shtyhen me 5 muaj. Ky është vendimi i fundit i qeverisë greke.
Bëhet fjalë për lejet e qëndrimit që kanë skaduar pas 18 dhjetorit të vitit të kaluar, si dhe ato që do të skadojnë deri më 28 shkurt.
Ky vendim u mor si pasojë e një defekti të rëndë që ka nxjerrë jashtë funksionimit sistemin kompjuterik të ministrisë së emigracionit.
Emigrantët që nuk mundnin të rinovonin lejet e qëndrimit rrezikoheshin të përballeshin me probleme më të mëdha, pasi kalonin automatikisht në një gjendje ilegaliteti.
Me një shkresë urgjente ministria e emigracionit njoftoi të premten në mbrëmje se i ka dërguar parlamentit një amendament.
(e.f/BalkanWeb)