TIRANE- Në një kohë kur sot ishte parashikuar që ai të mbërrinte për një vizitë zyrtare në Tiranë, ardhja në Shqipëri e zyrtarit grek të BE, Dimitris Avramopulos është shtyrë për nesër.
Sot ishte përcaktuar që komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme do të takohej pasdite me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati. Deri më tani nuk dihen shkaqet e shtyrjes së vizitës së Avramopulos.
Ndërkohë, nesër ishte përcaktuar që Avramopulos të takohej me ministrin Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Ramën.
‘BalkanWeb’ mëson se qëllimi i vizitës është marrëveshja mes Policisë dhe Frontex. Sakaq, pasi të nënshkruajnë marrëveshjen dy zyrtarët, Avramopulos dhe Xhafa do të mbajnë një konferencë të përbashkët.
(ed.me/BalkanWeb)