TIRANE- Pas deklarates se ish-presidenti Bujar Nishani se “deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” lidhur me negociatoret per marreveshjen e Detit”, ka reaguar edhe pasardhesi i tij Ilir Meta.
Burime nga Presidenca për ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ konfirmojnë se deri tani nuk është kërkuar asnjë Plotfuqishmëri për negociatat e Marrëveshjes se Detit me Greqinë.
Kujtojmë se dje përmes një statusi në Facebook, Nishani duke iu referuar mediave greke thotë se marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë është arritur dhe territoret zyrtare shqiptare i kanë kaluar shtetit helen. Bujar Nishani thotë se nëse kjo është e vërtetë atëherë do nisë një konflikt i ri mes dy vendeve me pasoja rajonale. Ai bën thirrje Arta Markut të ndërhyjë.
“Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK përbën vepër të rëndë penale.
Citoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Nishani.
(ed.me/BalkanWeb)