NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

500 gr kërpudha
1 kokërr qepë
3 thelpinj hudhër
600 gr spinaq
2-3 kokrra domate
Kripë, piper i zi, arrë moskat
120 gr krem djathi
4 lgj pana
Vaj ulliri
Pure domate
Pergatitja
Fillimisht pastrojmë kërpudhat, largojmë trungun e tyre të cilin e presim imët. Gjithashtu dhe qepën e presim në kubikë të vegjël, domateve u largojmë lëkurën dhe farat dhe i presim gjithashtu në kubikë.

Kaurdisim qepën me vaj ulliri ose gjalpë, shtojmë copëzat e vogla të kërpudhave dhe hudhrat dhe i kaurdisim së bashku me qepën. Më pas shtojmë në tigan spinaqin të prerë trashë. E kauridism për 2 minuta duke shtuar dhe copëzat e domateve dhe duke e rregulluar shijen me kripë, piper të zi dhe arrë moskat. Më pas largojmë tiganin me spinaqin nga zjarri dhe shtojmë kremin e djathit.

Kërpudhat që do të mbushim mund t’i kalojmë në një tigan të nxehtë me pak vaj ose gjalpë sa për t’i dhënë një faqe të verdhë. Më pas i mbushim kërpudhat me spinaq dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një bazë me salcë domateje trazuar me pak pana. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 10-15 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb