Nga: ZONJA VJOLLCA
320 gr oriz Gold
250 gr mish i grirë
1 kokërr qepë
70 ml verë të bardhë
2-3 karrota
Kripë, piper i zi
4 lgj vaj ulliri Olitalia
1 lç gjalpë
Majdanoz
Në një tigan vendosim 2 lugë vaj ulliri Olitalia dhe kaurdisim qepën derisa të bëhet transparente, më pas shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të thërrmohet. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe më pas shtojmë orizin Gold (të shpëlarë) dhe e trazojmë derisa të mos ketë lagështire.
Më pas e shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë ujë (masa 1 oriz – 2 ujë) ose lëng mishi apo perimesh. E rregullojmë përsëri shijen me kripë dhe e lemë orizin të ziejë për 14 minuta. Në 6 minutat e fundit shtojmë karrotat, 1 lugë çaji gjalpë dhe 1 lugë majdanoz të grirë hollë.
Pasi të përfundojë koha e zierjes së orizit, vendosim mbi tenxhere 1 pecetë, pastaj vendosim kapakun dhe e lemë orizin të pushojë për 10-15 minuta. Më pas e shërbejmë duke shtuar në pjatë pak piper të zi.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)