GJIROKASTER- Anëtarët e PD dhe LSI në këshillin bashkiak të Gjirokastrës kanë bashkuar votat duke shkarkuar kryetarin e këtij këshilli Roland Karalli dhe dy nënkryetarët Ardian Hyska dhe Merita Isaraj. Pasi kanë plotësuar kuorumin e nevojshëm prej 16 votash është bërë edhe zgjedhja e drejtuesve të rinj të këtij këshilli Mimoza Çomo, Mirela Mamani dhe Gramoz Braho.
Zhvillimet e reja erdhën fill pas disa dorëheqjeve të këshilltarëve të grupit të djathtë të cilët kaluan me PS që kish krijuar bindjen se tashmë kish forcuar pozitat e saj duke hapur rrugën për fushatën elektorale të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Por mbledhja e ditës së sotme përmbysi çdo parashikim duke ndryshuar rrjedhën e zakonshme të zhvillimit të mbledhjeve në këtë këshill.
(BalkanWeb)