DURRËS-Partia Demokratike ka denoncuar një incident të ndodhur në Bashkinë e Sukthit. Sipas PD-së tre punonjës të bashkisë janë dhunuar nga simpatizantë të partisë Socialiste.

“Dhunuesit janë persona me precedentë penalë”- bën me dije PD. Më tej thekson se denoncimin do e bëjë edhe në prokurori. “Nuk kemi besim tek policia e Shijakut”- shprehet kreu i PD-se ne Durres, Osman Stafa.

“Dy persona që njihen si koordinatorë të Partisë Socialiste në zonë goditën me pjesën fundore të tytës së pistoletës në kokë sekretarin e PD-së në fshatin Kullë dhe punonjësin e bashkisë që ishin duke kryer funksionet e veta. E kanë ndjekur me qëllim për ta terrorizuar dhe për ti bërë presion votuesve dhe elektoratit të kësaj zone për të votuar për PS-në duke bërë presion haptazi me dëshmitarë në sy të njerëzve, në mes të lokalit e fshatit, se kush voton për PD-në ne do ti bëjmë këtë që po ju bëjmë ju duke i kërcënuar nën presionin e armës.

Kush tenton të dhunojë dhe të prekë votën, kush tenton ti verë shkelmat dhe minat shtetit ligjor e ka gabim. Vangjush Dako i pari dhe bandat e tij së dyti do të përgjigjen një më një para ligjit dhe qytetarëve dhe do të përfundojnë ku e kanë vendin të tillë horra”, tha Ervin Salianji, kreu i Departamentit për Mbrojten e të drejtave të Njeriut në Partinë Demokratike.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: