FIER- Banorët të tre fshatrave në Fier vuajnë prej një jave mungesën e energjisë elektrike. Shkak për këtë është bërë vjedhja e transformatorit në Frakull.
Si pasojë, banorët e fshatrave Hadë, Frakull dhe Dërmenas në Fier prej një jave kanë mbetur pa energji elektrike.
Deri në zgjidhjen e kësaj situate, dhe vendosjen e një transformatori të ri, banorët e këtyre fshatrave duhet të përballen me mungesën e energjisë.
(el.sp/BalkanWeb)