TIRANE- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë shtrënguar duart në nisje të Forumit Ekonomik të Vjenës, që po zhvillon punimet në Tiranë.

Ata janë fiksuar nga kamerat teksa përshëndeten me buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh.

Ndërkohë që një ditë më parë mediat serbe shkruan se Vuçiç ishte shprehur se nëse Isa Mustafa do të prezantohej si kryeministër i Kosovës, ai do të braktiste panelin.

Me këtë shtrëngim duarsh, Vuçiç “de fakto” pranon kryeministrin e shtetit të Kosovës, për të cilën një ditë më parë tha se “është pjesë e jona”.

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç pas pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik ka përfunduar edhe vizitën dy ditore në Tiranë. Vuçiç është nisur drejt Rinasit në orën 12:00. Drejtori i Policisë, Haki Çako ndodhet në terren për të monitoruar masat e marra.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb