NGA ENVER DOCI

BULQIZE– Për minatorët e Bulqizës faji kryesor për mosmiratimin e statusit të “Minatorit” është i sindikatave të minatorëve. Të paktë janë ata minatorë që guxojnë të flasin publikisht në lidhje me këtë çështje. Ata akuzojnë të gjitha sindikatat e minatorëve në vendin tonë që nuk kanë bërë asgjë për të ngritur zërin për miratimin e statusit të “Minatorit”.

Minatorët e qytetit të minatorëve, thonë se pas grevës së urisë të zhvilluar pak vite më parë, as Konfederata e Sindikatave e as sindikatat e tjera, nuk kanë bërë asgjë për ta, por përkundrazi sipas tyre, ato janë bërë palë me politikën, duke lënë në mëshirë të fatit shtresën e minatorëve.

Minatorët e Bulqizës guxojnë të deklarojnë se do të nisin grevat e urisë, për statusin e “Minatorit”.

Miratimi i statusit të “Minatorit” do t’i shërbente kësaj shtrese për rritjen e nivelit social më shumë se sa e kanë aktualisht. Por prej afro 3 dekadash, e gjithë politika e premton në fushata elektorale, por askush që ka ardhur në qeveri, nuk e ka mbajtur premtimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb