TIRANE– Pasi kanë protestuar pranë Teatrit Kombëtar kundër vendimit të qeverisë për shembjen e këtij objekti, artistët i janë bashkuar protestës së familjarëve të të arrestuarve tek drejtoria e Policisë së Tiranës.

Aktori Arben Derhemi tha se shkaku i këtyre protestave është kryeministri Edi Rama, i cili tha ai duhet të largohet. Aktori tha se nëse kryeministri i quan “barbarë” protestuesit në Rrugën e Kombit, atëherë edhe ai është “barbar”.

artistet tek policia (2)

“Arsyeja pse i jemi bashkuar kësaj proteste është një vetme. Shqiptarët kanë një problem të madh, një kryeministër të papërgjegjshëm dhe një qeveri të papërgjegjshme. Nuk e kuptoj pse ka kaq pak njerëz këtu, tani duhet të ishte e gjithë Tirana këtu. Këtyre i dhemb shpirti për familjarët që ia kanë arrestuar pa të drejtë, dikujt i djeg shpirti për kullat që do ndërtohet diku. Një person po na mban varur të gjithë shqiptarët, ai është kryeministri Rama, i themi t’i vërë gishtin kokës, dhe të largohet. Sepse është një njeri pa personalitet. Në rast se këta njerëz ai i ka quajtur barbarë, këta njerëz që mbrojtën të gjithë shqiptarët, atëherë edhe unë jam barbar”, u shpreh aktori Arben Derhemi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb