Ajo është një nga aktoret më të bukura që pavarësisht se është 48 vjeç mbetet ende në formë.
Catherine Zeta-Jones dhe vajza e saj 14-vjeçare, Carys Zeta Douglas kanë shkëlqyer në sfilatën e Dolce & Gabbana në New Jork, të dielën.
Muajt e fundit, bashkëshorti i Catherine Zeta-Jones, Michael Douglas u përfshi në skandalin seksual të Hollivudit. Ai u akuzua nga një punonjëse për përdorim fjalori të ndyrë dhe masturbim në prani të saj, por aktori i ka mohuar kategorisht akuzat.
Për këtë histori ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, Catherine Zeta-Jones, e cila ka shprehur besimin ndaj Douglas, duke besuar në pafajësinë e tij.
(da.xha/BalkanWeb)