TIRANE- Kryeministri Edi Rama sapo mbërriti në Shqipëri pas vizitës së tij në Gjermani ka zhvilluar një konferencë me gazetarët, ku nuk kanë munguar edhe pyetjet me ‘spec’.
Teksa Rama fliste për vizitën dhe takimet e tij në Berlin, iu kundërvu mediave, duke i etiketuar sërish me termin që përdor shpesh ‘kazan’. Ai tha se gjithçka ndodhte me mediat ua kishte treguar në takime zyrtarëve gjermanë, ndërsa me ironi tha se fjalën ‘kazan’ e kishte thënë në turqisht dhe anglisht, pasi në gjermanisht nuk e dinte.
“Kam bërë shumë kontakte me mediat në Berlin. Kam dhënë shumë intervista. Unë kam sqaruar se e gjithë historia e treguar në Tiranë, e përkthyer në gjermanisht, e çuar në Berlin dhe e ritreguar gjermanisht është një histori e kazanit të thashethemeve të Tiranës. Këtë kam thënë unë atje. Dhe sigurisht kam shpjeguar se si funksionon kazani në Tiranë. Këto po, i kam thënë të gjitha. Vetëm fjalën kazan e kam thënë në turqisht dhe anglisht se gjermanisht nuk e dija” tha Rama.
Kaq mjaftoi që të ndërhynte një prej gazetarëve të pranishëm, ndërsa pyeti Ramën se si i thoshin fjalës ‘kazan’ në gjermanisht.
Gazetari: Në fakt sa doja t’ju pyetja se si thuhet kazani në gjermanisht
Rama: Ah se di.
(ed.me/BalkanWeb)