DURRES– Ministria e Drejtësisë ka nisur proceduat e verifikimit të ankesës së bërë për procesin ‘Veliera’ në Durrës për gjyqtarin Ergys Gashi. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se 60 ditë nga mbyllja e procesit gjyqësor në gjykatën administrative gjyqtari Ergys Gashi nuk e ka zbardhur vendimin duke bërë që kjo të kthehet në një precedent në këtë drejtim. Bashkia e Durrësit kë sjellë ankesë për gjyqtarin në Ministrinë e Drejtësisë deklaroi titullarja e këtij institucioni për News24 dhe BalkanWeb.

Ministrja Etilda Gjonaj tha nga Durresi se Ministria e Drejtësisë ka dërguar 12 ankesa për gjyqtarët në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, por per asnjë prej gjyqtarëve nuk është marrë masë pasi sipas anëtarëve të KLD-së precedenti i moszbardhjes së vendimit të sheshit ‘Veliera’ është përsëritur disa vjet më parë, ku moszbardhja e vendimit gjyqësor në ngarkim të Ilir Xhakjes nga ish gjyqtari Neritan Tabaku, bëri që Xhakja të përfitonte lirinë e të ekzekutonte kryekomisarin e Shujakut Adem Tahiraj në vitin 2013.

Në atë kohë veprimi i gjyqtarit i kushtoi atij vendin e punës dhe një betejë të gjatë ligjore, ndërsa aktualisht moszbardhja e vendimit gjyqësor të sheshit ‘Veliera’, ka lënë në mes një investim 6 milionë dollarësh. Investimi është në qendër të Durrësit dhe qëndron i bllokuar prej gati 1.5 vitesh.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb