Një fotografi e postuar dje nga këngëtari Eugent Bushpepaj, i cili përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion emocionoi shqiptarët, por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me grekët e Qipros. Eugent Bushpepaj postoi një foto duke bërë simbolin e shqiponjës me këngëtaren me origjinë shqiptare që përfaqëson Qipron në Eurovsion, Eleni Foureira. Por grekët kanë reaguar shumë ashpër duke e sulmuar këngëtaren me origjinë shqiptare dhe kanë shkruar se veprimi i saj ishte një provokim.

“Të gjithë e dimë që ky simbol që ka bërë Eleni me këngëtarin shqiptar përfaqëson idenë që shqiptarët kanë për ‘Shqipërinë e Madhe’, por me siguri Eleni nuk është në dijeni të këtij fakti prandaj dhe e ka bërë. Më duket se Eleni do të thotë me këtë simbol se nuk është më nga Meksika”, ka thënë njëra nga gazetaret e televizionit ANT1 me ironi.

Fotoja duke bërë shqiponjën u komentua dhe sulmua ashpër jo vetëm nga mediat në Greqi, por edhe publiku duke e dënuar veprimin e Elenit.

Por njëra nga bashkëpunëtorët e kënëgtares i ka dal në krah duke u shprehur se veprimi i saj nuk është aspak i keq, pasi ajo po bën thjesht simbolin e flamurit të vetë, siç e ka bërë dhe Dua Lipa dhe Rita Ora që janë me origjinë shqiptare.

“Nuk ka ndonjë gjë të keqe simboli i një vendi. Nuk e kuptoj pse e keni bërë kaq tragjike këtu në Greqi, nuk ka ndonjë arsye se përse ta bëni kaq të madhe. Eleni është fotografuar dhe me përfaqësues të tjerë dhe me flamujt e tyre. Është një gjë e keqe që grekët të diskutojnë këto gjëra, pasi dukemi shumë racistë.”, ka përfunduar ajo.
-640-0-5aeb3c2e578df
Kujtojmë që Eleni para disa kohësh, pasi kishte mohuar prej vitesh origjinën e saj, pranoi publikisht në Greqi se është shqiptare duke rrëferyer edhe vështirësitë.
-640-0-5aeb3c09580f9
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb