TIRANE- Amfiteatri i Tiranës i rikthehet publikut më madhështor se kurrë. Festa fillon më 30 Maj nën tingujt e Olen Cesarit për t’i lënë vendin një sërë aktivitetesh gjatë stinës së verës.

Muzikale, Balet, Simfoni, Arie, Uvertura, Marshe Muzikore si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ajo që do të shikojë publiku artdashës i kryeqytetit. Gjithashtu, nën dirigjimin e Noorman Widjaja, do të interpretojë Orkestra e RTSH, Banda e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana, Kori i T.K.O.B & balerinë solistë nga Shkolla e Baletit.

Pas rikthimit në identitetin e merituar, punonjësit e Bashkisë së Tiranës i kanë dhënë dorën e fundit dhe detajeve duke sistemuar terrenin për bimësinë e re rreth Amfiteatrit të Tiranës, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të parkut në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.
amfiteatri (2)

amfiteatri (3)

amfiteatri (4)
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb