Nga: ZONJA KATERINA
500 gr mish pule
1 filxhan çaji oriz
1.5 litër ujë
Cipa dhe lëngu i 1 limoni
1-2 kokrra vezë
Kripë, piper i zi
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj ulliri
Nenexhik

Vendosim pulën të ziejë në 1.5 litër ujë me pak kripë. Pasi pula të jetë zjerë, e largojmë, më pas kullojmë buljonin e përftuar dhe në të hedhim orizin të cilin e lemë të ziejë për 20 minuta. Shtojmë më pas 1 lugë gjalpë dhe një lugë vaj ulliri dhe e lemë në temperaturë të ulët për 10 minuta.

Përgatisim salcën me vezë dhe limon duke rrahur fillimisht të bardhën e vezës marengë. Më pas shtojmë të verdhën e vezës, cipën dhe lëngun e limonit, si dhe kripë dhe piper të zi. Rregullojmë temperaturën e vezës me pak nga lëngu i supës dhe më pas e shtojmë në supë duke e trazuar mirë. Fikim sobën dhe e lemë supën të pushojë në temperaturën e saj. Më pas e servirim supën me oriz duke vendosur kubikë të vegjël të mishit të pulës dhe disa gjethe nenexhiku.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb