Zemra “vret” thuajse më shumë se çdo sëmundje tjetër. Në vendin tonë vdekshmëria për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare zë jo pak, por rreth 50 për qind të gjithë sëmundjeve të tjera. Një nga mënyrat më efikase për të pasur një shëndet të mirë kardiovaskular është dieta e shëndetshme ushqimore. Ja disa nga ushqimet më të mira që duhet të konsumohen për të pasur zemër të shëndetshme, shkruan ‘shëndeti’.
Alkooli: Rrit kolesterolin e mirë HDL, (në doza të vogla)
Bajamet: Ulin kolesterolin e keq LDL, ulin inflamacionin (reduktim i hsCRP), ulin oksidimin e LDL-së
Fruta të tjera të thata (pistaket, arrat, pekanet): Përmirësojnë profiling lipidemik
Avokado: Ul tregliceridet
Hudhra: ul tensionin arterial; përmirëson profilin lipidemik (edhe pse rezultatet përplasen)
Qepa: ul grumbullimin e hemopetaleve
Xhinxheri: Përmireson raportin LDL:HDL
Shafrani i Indisë: Ul oksidimin e LDL-së
Ushqimet me bazë soje: Ulin LDL-në
Molla: Ul LDL-në
Bostani: Ul presionin e gjakut; ul tendonsjen arteriale
Shega: Ul tensionin arterial; përmirëson qarkullimin koronar; ul oksidimin e LDL-së
Ushqime të tjera të pasura në polifenole
Cokollata e zezë: Ul presionin e gjakut
Rrushi: Ul oksidimin e LDL-së
Vera e kuqe: ul tendosjen e enëve të gjakut
(BalkanWeb)