Nga: ZONJA KATERINA
1 pako petë të pjekura
150 gr gjalpë
6 kokrra vezë
800 ml qumësht
3 lgj vaj ulliri
200 gr djathë të bardhë
200 gr djathë të verdhë
Kripë, piper, arrë moskat

Fillimisht trazojmë qumështin me vezët, gjalpin e tretur, kripë, piper dhe arrë moskat. Lyejmë tavën me pak vaj ulliri. Shtrojmë dy peta, i spërkasim me masën e përgatitur me vezë dhe qumësht dhe më pas vendosim një shtresë me djathë të bardhë dhe djathë të verdhë. Vendosim përsëri dy petë të pjekura, i spërkasim me qumësht dhe vezë, shtrojmë një shtresë me djathë të bardhë, vendosim përsëri petë të spërkatura me qumësht dhe një shtresë me djathë të verdhë. Vendosim në fund petët e pjekura duke i spërkatur me masën e përgatitur me qumësht dhe vezë. E vendosim byrekun në furrën e parangrohur në temperaturën 180 -200 gradë Celsius për 45-50 minuta.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: