Nga: ZONJA KATERINA
4 racione mish qingji
4 patate mesatare
1 qepë mesatare
1-2 thelpinj hudhër
1 lgj pure domate
3-4 lgj vaj ulliri
1 tufë nenexhik
Kripë, piper i zi

Kaurdisim mishin e qingjit me pak vaj ulliri, më pas shtojmë qepët të grira imët dhe i kaurdisim për 2-3 minuta. Shtojmë hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas shtojmë patatet të prera në kubikë mesatare. Pasi patatet të jenë kaurdisur për pak minuta shtojmë 1 lugë pure domate. E rregullojmë gatimin me kripë dhe piper të zi, shtojmë rreth 1 litër ujë dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare për 30-35 minuta, ose akoma më mirë në temperaturë të ulët për rreth 1 orë.
Në 10 minutëshin e fundit shtojmë nenexhikun. Fikim sobën dhe e lemë gatimin të qëndrojë në temperaturën e sobës.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb