Nga: ZONJA KATERINA
1 pako peta
800 gr spinaq
1 filxhan kafeje oriz
1 tufë qepë të njoma
2 tufa koper
3 lgj vaj ulliri
2 lgj gjalpë
½ gotë qumësht
Kripë, piper i zi

Në një tigan me gjysmën e sasisë së gjalpit dhe vajit të ullirit zbusim qepën e njomë të prerë në uanza të holla. Më pas e largojmë tiganin nga zjarri dhe shtojmë spinaqin dhe orizin.

Pjesën tjetër të gjalpit dhe vajit të ullirit e bashkojmë me qumështin për të spërkatur petët. Në një tavë të lyer me yndyrë shtrojmë 2-3 petë duke spërkatur secilën me masën e përgatitur me qumësht dhe yndyrë. Vendosim më pas mbushjen me spinaq dhe oriz. Vendosim përsëri 2-3 petë duke i spërkatur me yndyrë dhe e vendosim byrekun të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: