Nga: ZONJA KATERINA
2 gota oriz
4 gota e gjysëm ujë
1 bustinë koncentrat pule
250 gr bizele
1 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Në një tenxhere me vaj ulliri kaurdisim orizin për pak minuta. Ndërkohë në një enë tjetër kemi vendosur ujin të vlojë me një bustinë koncentrat perimesh.

Shtojmë ujin me koncentratin tek orizi i kaurdisur dhe e lemë për 2-3 minuta të marrë valë. Më pas shtojmë bizelet dhe 1 lugë gjalpë, vendosim kapakun dhe e lemë rizoton të gatuhet në temperaturë mesatare për 15 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb