Nga: ZONJA KATERINA
4-5 kunguj të njomë
1 kokërr vezë
300 gr djath të bardhë
1 tufë majdanoz
1 tufë nenexhik
1 tufë koper
2 lgj miell
Vaj për skuqje

Grijmë kungujt në rende, më pas i shtrydhim për të larguar lëngun që ato nxjerrin. I vendosim kungujt në një tas ku shtojmë një vezë, djathin e bardhë të thërrmuar, miellin, kripë, piper të zi dhe erëzat e freskëta. E punojmë mirë brumin e qofteve me kunguj dhe e lemë pak të pushojë. Në një tigan që nuk ngjit vendosim pak vaj vegjetal. Me anë të dy lugëve vendosim qoftet të skuqen nga të gjitha anët.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: