Nga: ZONJA KATERINA
800 gr speca
2 patëllxhanë
3 kokrra domate
1 lgj pure domate
2 qepë mesatare
2-3 thelpinj hudhër
200 gr djath të bardhë
4-5 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi, 1 lk sheqer
Majdanoz ose nenexhik
Kaurdisim fillimisht me vaj ulliri qepën dhe hudhrën të grirë imët. Pasi qepa të jetë bërë transparente shtojmë specat dhe patëllxhanët. I kaurdisim për 2-3 minuta, më pas shtojmë domatet të prera në kubikë të vegjël dhe purenë e domates. Vazhdojmë kaurdisjen, vendosim kapakun dhe i lemë përbërësit të marrin një vale. E rregullojmë në fund gatimin me kripë, pak sheqer dhe piper të zi dhe shtojmë erëzat dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Fikim sobën dhe e lemë gatimin për 10 minuta në zjarr me kapak të mbuluar dhe më pas mund ta servirim.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)