Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të vendoset në një rrethrrotullim, në qendër të qytetit të Ulqinit, tek ndërtesa e Komunës.

Këtë lajm për “Portalin Ul-info” e vërtetoi kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiç, i cili shtoi se për këtë gjë u fitua pëlqimi i Ministrisë së Kulturës.

Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e heroit kombëtar shqiptar.

Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.

Mësohet se në Ulqin ai kishte kalanë e tij, të cilën pas vdekjes së tij në vitin 1468 e trashëguan kushërinjtë e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb