GREQI– Ka arritur në 93 numri i të vdekurve nga zjarri që shkatërroi zonat afër kryeqytetit të Greqisë, Athinë, në fund të muajit të kaluar. Këtë shifër e kanë konfirmuar autoritetet greke.
Agjencia greke për mbrojtjen civile ka bërë publik emrat e personave që vdiqën pasi flakët përfshinë Athinën.
Viktima më e re ishte një foshnjë 6-muajshe dhe më i moshuari ishte 93 vjeç. Në mesin e të vdekurve ishin 11 fëmijë.
Nga zjarri që kaploi këtë pjesë të Greqisë, kanë vdekur edhe 4 persona të huaj. Një grua nga Polonia bashkë me fëmijën e saj, si dhe dy burra, njëri nga Irlanda dhe tjetri nga Belgjika.
Derisa 8 persona janë ende në spital dhe në rrezik për jetën.
(BalkanWeb)