SHKODËR- Një 53-vjeçar është vrarë mëngjesin e sotëm në Shkodër nga persona ende të paidentifikuar. Fatbardh Lici, banues në lagjen “Guerile” është qëlluar me armë zjarri nga një makinë ndërsa ndodhej në një lokal duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes policia ka gjetur në fshatin Dobraç duke u djegur një mjet tip “Benz” i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen.

VENDI I NGJARJES

Policia ka ngritur pika kontrolli ku po bëhet dhe krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të krimit.

DYSHIMET
Me sa duket viktima e atentatit të sotëm në Shkodër nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë. Sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet se Lici u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.
45-vjeçari Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje.

Për policinë, vrasja e tij ishte për motive gjakmarrjeje, pasi babai i katër fëmijëve ishte i përfshirë në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg.

NJOFTIMI I POLICISË
Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.


Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: