ITALI- Një tjetër shqiptar rezulton konfirmohet i vdekur pas katastrofës në Itali, ku u shemb ura Morandi.
Ai është Eduard Bokrina, i cili po udhëtonte me viktimën e parë Marjus Djerri në makinë kur u shemb ura duke i marrë me vete.
Sipas mediave italiane Marjus Djerri dhe Eduard Bokrina udhëtonin në autostradën A10 drejt Rapallos ku me sa duket ishin duke punuar në pastrim.
Marjus Djerri dhe Edi Bokrina, ishin në furgonin Qubo të EuroPulizia. Duhej të bënin punë në një kompani në Rapallo. U nxorën nga rrënojat para nënës, babait dhe grave, shkruajnë mediat italiane.
I afërmi i Bokrinës ka publikuar një mesazh në “Facebook” ku jep lajmin e ndarjes nga jeta të të riut por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet italiane dhe as ato shqiptare.
(m.k/BalkanWeb)