TIRANE– Një magazinë e një çerdheje është përfshirë nga zjarri rreth orës 04:57 të mbrëmjes së kaluar në Tiranë si pasojë e shpërthimit të gazit nga një bombol gatimi.

Ngjarja ka ndodhur çerdhen numer 14 në zonën e ‘Ali Demit’ në kryeqytet dhe paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar.

Policia dhe forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Sipas njoftimit të policisë thuhet se zjarri ka rënë në një dhomë e cila shërbente si magazinë.

“Rreth orës 04:57, në rrugën “Ali Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri.

Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale. Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi”- thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoresha e çerdheve në Tiranë, Zhaneta Beqiri u shpreh se magazina është jashtë ambjenteve të çerdhes nr.14. Beqiraj theksoi se cerdhet në Tiranë punojnë me soba me gaz, ndërsa nuk përjashtoi tentativën e një zjarrvënie të qëllimshme.

Ngjarja është pasuar me panik te prindërit që kanë fëmijët në këtë çerdhe, të cilët kanë kërkuar që të mos përdoren më bombulat e gazit, pasi rrezikojnë fëmijët.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: