MAQEDONI- Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka filluar procesi i gjykimit për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill të vitit të kaluar.

Para Gjykatës Penale janë mbledhur dhjetëra qytetarë, të cilët kërkojnë lirimin e të akuzuarve për “të enjten e përgjakshme”, ku mes të përgjakurve ishte edhe politikani shqiptar Zijadin Sela.

Të pranishëm para Gjykatës janë edhe forcat policore, të cilët kanë vendosur kordon para protestuesve.

Mes të akuzuarve për ngjarjet e përgjakshme janë edhe ish-funksionarë dhe deputetë aktual të VMRO-DPMNE-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb