DIBER E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe, teksa tre anëtarë të një familje shqiptare janë vrarë në oborrin e shtëpisë.

Familja banonte në qendër të Dibrës dhe mësohet se viktimat janë Amid Pocesta i lindur në vitin 1963, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajza e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004.

Sipas mediave në Maqedoni autori i vrasjeve është burri i motres (kunati) me inicialet R.F. për shkak të një konflikti për pronën.

Familja shqiptare kishte pak kohë që kishte ardhur nga Italia për pushime në vendin e tyre të lindjes  Forca policie në Maqedoni kanë nisur hetimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: