Të hënën FIFA bëri të ditur tre kandidatët të nominuar për çmimin “The Best”, më të mirin e sezonit të kaluar. Një trofe i barasvlershëm me “Topin e Artë”, që jepet nga institucioni më i madh i futbollit në botë që prej sa u prish marrëveshja me revistën “France Football”.
Tre të përzgjedhurit janë Cristiano Ronaldo, Luca Modric dhe Mohamed Salah, duke lënë jashtë Messi-n, argjentinasin që nuk u përfshi as në treshen e UEFA-s.
Deri në dhënien e çmimit protagonistëve në futboll do t’u bëhet shpesh pyetja se cili e meriton, por ndërkohë i pari që ka dhënë një përgjigjje është Toni Kroos, futbollisti i Real Madrid.
Gjermani i cili është shok skuadre me Modric, por që ka ndarë edhe 5 vite me Cristiano Ronaldo-n, është treguar shumë diplomatik. Me Salah nuk ka shumë lidhje, por pyetjes së bërë në “twitter” ai i është përgjigjur: “Pse, unë jam jashtë listës?”
(BalkanWeb)