Shpesh ndodh të jemi nën stres duke mos ditur si të dalim nga ajo situatë.

Ushqimi mund të na ndihmojë. Disa ushqime janë të mrekullueshme për shëndetin fizik dhe psikik. Konsumoni për disa ditë dhe do të ndiheni më mirë.

Ushqimet që duhet konsumuar kundër stresit:

Bananet
Aleat natyral kundër stresit, ndihmojnë në kontrollin e apetitit, punën e trurit dhe rregullimin e stresit. Po ashtu ndikojnë me rastin e disponimit të keq.

Spinaqi
Qetëson sistemin nervor dhe jep fuqi.

Shalqiri
Është i pasur me vitamina, magnez, kalcium. Përmirëson sistemin e imunitetit, ul nivelin e yndyrave në trup, përmirëson punën e veshkave dhe do të merrni më shumë energji.

Boronicat
Forcojnë imunitetin dhe përmirësojnë disponimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: