MAMURRAS-Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 27-vjeçarit Indrit Pepa në Mamurras. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30 të mëngjesit në lagjen ‘Zef Hoti’, në periferi të Mamurrasit.

“BalkanWeb”
ka mësuar se i riu u ekzekutua me breshëri automatiku armë sapo doli nga banesa e tij. Ndërkohë, banorët e zonës janë zgjuar të tmerruar nga breshëritë e automatikut, ndërsa kanë njoftuar policinë.

Po ashtu mësohet se familja e viktimës ishte e ngujuar për gati 5 vite për shkak të konflikteve të hershme të 27-vjeçarit me një shtetas. Po ashtu policia bën me dije se ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të krimit, shtetasin me inicialet A.M., 49 vjeç. Ky i fundit u shpall në kërkim. Viktima mësohet se të shumtën e kohës ishte jashtë vendit dhe se nuk njihej shumë nga banorët e zonës. “BalkanWeb” ka mësuar mes të tjerash se Pepa ka qenë i akuzuar për plagosje me armë. Gazetari Prend Shota në një lidhje telefonike për ‘News24’ pohoi se kjo ishte siç duket në ngjarje e paralajmëruar, pasi familja e viktimës rrinte e ngujuar për shkak të konflikteve të 27-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: