KURBIN- Indrit Pepa, 27 vjeç është qëlluar me breshëri sapo ka dalë nga shtëpia e tij. I riu sipas informacioneve të siguruara nga “BalkanWeb” jetonte më shumë jashtë Shqipërisë dhe familja e tij ishte ngujuar për shkak të një konflikti të mëparshëm të 27-vjeçarit dhe frikës nga gjakmarrja. Pepa (në foto) ishte baba i një vajze të vogël 3-vjeçare.
Ngjarja ndodhi në orët e para e para të mëngjesit, rreth orës 04:30 në lagjen ‘Zef Hoti’, në periferi të Mamurrasit.
Familja e viktimës ishte e ngujuar për gati 5 vite për shkak të konflikteve të hershme të 27-vjeçarit me një shtetas. Po ashtu policia bën me dije se ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të krimit, shtetasin me inicialet A.M., 49 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Në vitin 2012, Indrit Pepa ka qenë i akuzuar për plagosje me armë.
(m.k/BalkanWeb)