TIRANE- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka bërë publike trupën gjykuese që do trajtojë ankimin e prokuronit Luan Kaloçi, pas shkarkimit nga detyra nga KPK. Trupi gjykues për çështjen e Kaloçit u caktua me short.

Kryesuese e trupës është caktuar Rezarta Schuetz, ndërsa relatore e ankimimit të Kaloçit për KPK, Natasha Mulaj. Kujtojmë se Luan Kaloçi, prokuror në Apelin e Tiranës u shkarkua nga detyra pak kohë më parë, pasi u konstatuan problem me pasurinë.

Njoftimi i KPA:

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 11/2018, datë 03.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Luan Kaloçi kundër vendimit nr. 33 datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Luan Kaloçi.

Sot, në datën 06.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Rezarta Schuetz

Relator: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: