TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka reaguar për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në fshatin Rabie në Memaliaj, ku një 43-vjeçar u vra me plumb pas koke, pasi denoncoi në polici fushat me kanabis. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shehu shprehet i shokuar nga ngjarja, duke u shprehur se me këtë krim, kuptohet se shteti ka rënë.
REAGIMI I PLOTE
Si Deputet i Qarkut te Gjirokastres jam i shokuar nga vrasja makabre ne Rabije te Memaliajt e shkaqet e saj, qe tashme i gjen kudo te publikuara.
Nje vrasje kjo e parapregatitur, e organizuar dhe e realizuar me snajper nga nje dore “profesionale”.
Ky makabritet tregon se jeta e cdo qytetari, e cdo kujt qe perpiqet t’i kundervihet sado pak kriminalitetit, eshte ne rrezik!
Alket Muhaj, sipas te gjitha burimeve, ka denoncuar ne Polici mbjelljen e Kanabisit e perfshirjen ne kete veper kriminale edhe te punonjesve te saj.
Ne vend qe te merte mbrojtjen e domosdoshme nga Policia, ai ju “dorezua” vdekjes.
Ky krim therret: “Shteti ka rene perfundimisht”!
Ngushellimet me te sinqerta familjes, bashkefshatareve te tij, duke i garantuar per vendosmerine dhe qendresen ne luften me drogen, krimin, antishtetin, per te rivendosur te drejten, ligjin e vlerat.
(BalkanWeb)