FILIPINE– Ajo duhet ta përshkruante rrugën në kishë me fustanin e bardhë dhe ai do ta priste i emocionuar pranë altarit. Por pak ditë para ‘Po’ jeta e Jake Anthony Macadangdan, është prerë në mes në moshën 22-vjeçare.
I riu vdiq tragjikisht në një aksident automobilistik. E fejuara e tij Zyrine, 19 vjeç, nuk mësohej dot me idenë që nuk ka arritur të martohet me dashurinë e jetës së saj.
Ajo vendosi që pavarësisht të gjithave të martohej me të. Veshi fustanin e nuses, mori unazat dhe lexoi premtimet e saj pak para funeralit të të riut.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Filippine. Gjatë ceremonisë, Zyrine ka lexuar premtimet dhe më pas ka vendosur unazën në gishtin e burrit të saj.
Jake Anthony Macadangdang sapo ishte diplomuar dhe të dy po planifikonin të shkonin jashtë vendit, por më parë donin të martoheshin.
Sipas asaj që raporton The Filipino Times, çifti ishte së bashku që në kohën e gjimnazit. Të martohesh me një të vdekur nuk është e ligjshme në Filippine, por familjet dhe prifti e kanë lejuar këtë ceremoni.
(da.xha/BalkanWeb)