Supersfida mes Gjermanisë dhe Francës, e vlefshme për Ligën e Kombeve, nisi me një moment paniku, që trembi jo pak drejtuesit dhe lojtarët e “gjelave”.

Në minutën e 4-t, mbrojtësi i Gjermanisë, Rudiger, në një përpjekje për të larguar topin, goditi shkeli me takë në zonën e qafës, mbrojtësin e Frances, Pavard.

Për fat të mirë, 22-vjeçari nuk pati probleme të rënda dhe e kaloi këtë incident me vetëm një gërvishtje të qafës. Pavard iu rikthye sërish fushës së blertë, pas një kontrolli të mjekëve./Panoramasport.

Rudiger22

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: