TIRANE- Ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Asambleja nisi punimet në orën 10:00, me miratimin e rendit të ditës, ndërsa nuk do të mungojë fjala edhe e kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së. Ashtu siç dihet i gjithë fokusi i Asamblesë do të jetë tek zgjedhjet e ardhshme lokale që priten të mbahen vitin e ardhshëm.

E gjithë vëmendja e socialistëve do të përqendrohet tek fjalimi i tij, i cili pritet të përcjellë edhe mesazhin politik drejtuar opozitës. Gazetari i ‘News24’ Ergys Gjençaj raporton për ‘BalkanWeb’ se gjatë punimeve të Asamblesë priten ndryshime në sekretariatin ekzekutiv të PS-së.

Ndonëse me herët është përfolur që në muajin shtator do të kishte edhe ndryshime në qeveri, për të cilat ka paralajmëruar edhe vet Rama, por siç duket ‘ujërat rrodhën’ dhe gjithçka tashmë është qetësuar.

Balla në Asamble: Do garojmë si kandidatë fitues në 61 Bashki

Gjatë fjalës së tij në asamblenë Kombëtare të PS, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se do te prezantohet raporti i llogaridhenies dhe se PS do garojë si kandidatë fitues në 61 bashkitë. Balla tha se lufta për tepsinë vazhdon ende dhe mazhornaca nuk e ka fituar.

“Ndodhemi vetem 250 dite larg zgjedhjeve. Do te kemi vetem nje aleat ne keto zgjedhje dhe nje koalicion, vetem me qytetaret. Interesi yne do te jene vetem njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi. Jemi te gatshem te bashkëpunojmë me opozitën për reformat, por nese ajo do te vazhdoje me politiken e baltes ne do te vijojme me interesin e vetem qe kemi, qytetaret”- tha Balla.

RENDI I DITËS NË ASAMBLE
1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”.
2. Raport i Grupit të Punës së Asamblesë Kombëtare të Partisë “Mbi performancën e përfaqësuesve të PS në qeverisjen vendore”
3. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019.
4. Raporti Kombëtar i Bashkëqeverisjes deri më 31.08.2018
5. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të PS në dy sesionet e para të legjislaturës së IX.
6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.
7. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek njerëzit”
8. Miratimi i strategjisë “Partia Socialiste për ty”
9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
10. Vendim për unifikimin e regjistrit digjital të PS.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb