VLORË-Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë gjatë mesnatës afër portit të Himarës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.Ç., i cili është gjetur i pajetë në rrugë rreth orës 00:43.
Nga hetimet e kryera si dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. (Dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht ku dhe ka humbur jetën).
Ekspertet mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës. Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)