Ndeshja Shqipëri-Izrael që do të luhet sot në Elbasan ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit. ‘BalkanWeb’ mëson se disa persona në gjithë vendin janë shoqëruar nga Antiterrori për verifikim.

Mësohet se personat e shoqëruar janë me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa janë të dyshimtë për rrezik shoqëror.

Siç u bë e ditur edhe dje, rreth 670 forca policie do të jenë në dispozicion të ndeshjes Shqipëri-Izrael që nis sot në orën 20:45, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Në këto shërbime janë përfshirë policia vendore, Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë, Reparti Special “RENEA”, Reparti Special “DELTA”, njësia antieksploziv, Policia Rrugore, Policia Kriminale, Policia Kufitare për kontrollin e shtetasve, që mund të vijnë nga jashtë shtetit, njësi të tjera të specializuara.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb