TEPELENË- “Alketi nuk kishte lidhje me kanabisin. Kishte konflikt prej 2-3 vitesh për pronësi. Kishte thënë në polici shqetësimin”.

Kështu deklaron vjehrri i Alket Muhajt, i cili u gjet i vrarë me plumb pas koke në Rabie te Memaliajt. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Riza Ardita pohoi se nuk kishte asnjë informacion për lidhje të dhëndrit të tij me kanabisin.

Ndërkohë, gazetarja Brikena Metaj raportoi për ‘BalkanWeb’ se Alketi kishte marrë disa plumba dhe se bashkëshortja njoftoi babain e saj dhe i kanë thënë se Alketin e kanë vrarë. Vjehrri i viktimës u shpreh se Alket Muhaj ishte duke folur me vajzën e tij në telefon kur është qëlluar me armë.
Sipas tij, djali ka pasur çifte por në polici dje deklaroi se i kish humbur.

SHTËPIA E VIKTIMËS NË MEMALIAJ

Ka pasur konflikte dhëndri juaj?
Jo nuk di të ketë pasur konflikte më parë. Ka pasur para 23-vitesh me një fqinj për një çështje pronësie, por konflikte të tjera nuk di. Ai ka dhënë në polici shqetësimin e tij.

Di gjë nëse ka dhënë dëshmi në polici për zona me hashash?
Jo. Nuk kam të dhëna për këtë punë. Nuk di të ketë dëshmuar për këtë punë.

GJURMËT E GJAKUT

Kur e keni takuar?
Para tre ditësh para se të ndodhte vrasja. Ai ishte duke folur në telefon me vajzën time, kur është qëlluar me armë për vdekje.

Ku dyshoni?
Djali i plakës fqinje që kishin konflikt toke, me djalin e vet, mund të jenë vrasësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb