Qindra forca policie janë në dispozicion të ndeshjes që do të luhet sot në “Elbasan Arena”, ndeshja e parë e Ligës së Kombeve, mes Shqipërisë dhe Izraelit. Policia njoftoi një ditë më parë për masat e marra që nga Tirana deri në Elbasan.
Në terren ndodhen edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, drejtori i departamentit të rendit dhe sigurisë publike Gjovalin Loka si dhe Drejtori i Policisë Së Elbasanit Altin Qato.
Ndoshta kjo situatë ndodh vetëm me ndeshjet me Izraelin pasi edhe në përballjen e kaluar, ndeshja e planifikuar në Shkodër u zhvendos në Elbasan Arena dhe angazhoi një numër të madh policësh e shërbimesh të rendit.
Edhe kësaj here qindra policë ndodhen në Elbasan. Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet që tregojnë praninë e madhe të policisë dhe snajperët mbi katet e sipërme të ndërtesave.
(m.k/BalkanWeb)