BRAZIL-Jair Bolsonaro, kandidati i ekstremit të djathtë, i cili është në krye të sondazheve për zgjedhjet presidenciale të 7 tetorit në Brazil, është goditur me thikë sot, teksa po merrte pjesë në një manifestim elektoral në Juiz de Fora, në shtetin e Minas Gerais.
Djali i Bolsonaro siguron në Twitter që i ati është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se është plagosur në mëlçi.
Policia ka thënë që agresori është arrestuar dhe bëhet fjalë për Alelio Bispo de Oliveira, i konsideruar një mbështetës i ish presidentit Luiz Inacio Lula da Silva.
(da.xha/BalkanWeb)