TIRANE- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës publikoi sot fotografinë e një flamuri amerikan, të dëmtuar rëndë, që u gjet nga një punëtor shpëtimi në Qendrën Tregtare Botërore, më 11 shtator 2011.

“I ngritur nga gërmadhat e Qendrës Tregtare Botërore dhe i varur në Pentagonin e dëmtuar, flamuri u kthye në një simbol të fuqishëm patriotizmi, mbijetese dhe qëndrese. Muzeumi Kombëtar i Historisë Amerikane ka një koleksion me objekte të lidhura me viktimat, të mbijetuarit dhe heronjtë e 11 shtatorit, 2011. Shumë prej këtyre objekteve, dhe historitë pas tyre, mund të shihen në ekspozitën online “11 shtatori: Dëshmi e Historisë””, shkruan ambasada e SHBA-së në Facebook.

Më 11 shtator 2001, ekstremistë që kishin ndërmarrë misione vetëvrasëse rrëmbyen katër avionë me pasagjerë, duke i shndërruar në predha të komanduara kundër dy kullave të World Trade Center në Nju Jork, si dhe kundër Pentagonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb