TIRANE- Në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, këtë vit shkollor duhej të kishin nisur mësimin rreth 1500 nxënës. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, për shkak se ky ambient prej kohësh i është nënshtruar rikonstruksionit, i cili nuk dihet se sa do të zgjasë.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, këta nxënës janë detyruar të zhvendosen në shkolla të tjera në kryeqytet, duke u përballur me fluks të lartë nxënësish nëpër klasa.

Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre, gjimnazistët e “Ismail Qemalit” janë zhvendosur në një shkollë 9-vjeçare, si ajo e “Fan Nolit”, apo tek shkolla e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”. Ndërkohë që as mësimi me dy turne në shkollat ku janë caktuar, nuk e ka lehtësuar mësimdhënien për ta.

Por si ndihen këto nxënës dhe cilat janë shqetësimet e tyre në lidhje me situatën e krijuar?!

Të shqetësuar për këtë situatë janë edhe prindërit e nxënësve, të cilët thonë se janë të detyruar të presin që fëmijët e tyre të mbarojnë mësimin në orët e vona.

E njëjta situatë është në disa prej shkollave të kryeqytetit si “Andon Z. Cajupi”, “Mihal Grameno”, etj. Dhe bashkë me rinisjen e rrugëtimit të dijes, për këto nxënës kanë nisur edhe peripecitë e para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb