Një kompjuter i rrallë Apple ndërtuar nga Steve Jobs dhe Steve Wozniak u shit në një ankand në Boston të Shteteve të Bashkuara për 375,000 dollarë.

Kompjuteri i radhë Apple-1 doli në shitje për herë të parë në 1976 për 666.66 dollarë si produkti i parë i kompanisë.

Apple-1 u modelua si një bord qarqesh për entuziastët e kompjuterave për tu shndërruar më pas në një prej kompjuterëve të parë personalë përdorur nga konsumatorët.

Versioni i shitur në ankand është plotësisht funksional dhe është produkt i parë i një kompanie që katër dekada më pas do të bëhej e para që arrin vlerën prej 1 trilionë dollarë, njofton PCW.

Shitja e kompjuterit vjen pak ditë pasi dizajneri i Apple që që nga 1996-ta Jonatan Ive u dekorua me medaljen Professor Hawking.

Ai zotëron mëse 5,000 patenta dhe puna e tij ka luajtur një rol të pashoq në skenën globale.

Ai fshihet pas dizajnimit të iMac, iPhone, iPad dhe Apple Watch.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb