“News24” dhe “Balkanweb” kanë siguruar dokumentin e ekspertëve mjeko ligjore, të cilët konfirmojnë dhunën e ushtruar ndaj 25 vjecares Xhisiela Maloku. Në dokumentin e sigurar nga gazetarja Klodiana Lala thuhet se: Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, sic mund të jetë edhe cigarja.
Raporti Mjeko Ligjor i Xhisiela Malokut:
Dëmtimet e mësipërme hyjnë në kategorinë e atyre dëmtive të cilat sjellin si pasojë humbjen e aftësisë së pëerkohshjme për punën në masën prej 9 ditësh.- përfundon raporti i mjekëve ligjore.
Ekspertiza mjekoligjore i është vënë në dispizicon prokurorisë së Krujës, pasditen e 27 shtatorit 2018 dhe është administruar në dosjen hetimore të Rexhep Rrahjas, I cili ishte nën hetim për përndjekje, ndonëse kallëzuesja, ishte tërhequr nga denoncimi