KRUJË- Duket se ballafaqimi mes dy të rinjve Rexhep Rraja dhe 25-vjeçares Xhiseila Malokut ka qenë edhe prova përfundimtare që ka bindur prokurorinë e Krujës për të kërkuar arrestimin e djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se dje dy të rinjtë janë ballafaquar në komisariatin e Krujës për orë të tëra por dëshmitë e tyre kanë qenë kontradiktore për sa i përket ditës së dhunimit të 25-vjeçares. Ata kanë dhënë data dhe orë të ndryshme për vendndodhjen e tyre. Me sa duket edhe administrimi i akt eskpertimit teknik të qelizave të telefonave të të dy të rinjve ka mbështetur dëshminë e Xhiseila Malokut.

Gjithashtu në pyetje janë marrë dhe motra e nëna e Xhiseilës si dhe të afërm të Rexhep Rrajës që po ashtu kanë dhënë deklarata të ndryshme. Por prokuroria pretendon se ka krijuar bindjen se Rexhep Rraja ka konsumuar aktin penal të përndjekjes duke ushtruar dhunë. Çka ka sjellë sot edhe kërkesën në Gjykatën e Krujës për arrestimin e tij.

Gjykata ka dhënë vendimin “arrest me burg” në mungesë ndaj Rrajës dhe më pas policia ka ekzekutuar vendimin duke çuar pas hekurave të riun. Pas 72 orësh pritet edhe vendimi nëse Rraja do të qëndrojë në burg për t’u përballur me akuzat apo do të hetohet i lirë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb